Aplikacioni TISPARK

Shkarkoni aplikacionin TISPARK për telefonin tuaj smartphone.

 

Rezervoni Parkingmeter

 

 

Parkingmetri, zgjidhja e duhur për pagesën e parkimit

Parkingmetri është mënyra më e leverdisshme për kryerjen e pagësës së tarifës së parkimit, duke paguar tarifën e parkimit me anë të Parkingmetrit ju tarifoheni për minutë, në këtë mënyrë ju fitoni kohë dhe kurseni para! Shpesh herë nuk varet nga ju koha që do t’ju duhet për të përfunduar punët tuaja, kështu që është e vështirë të parashikoni kohën e qëndrimit në parkim. Ju nuk keni pse të harxhoni edhe më shumë kohë për të gjetur vendin më të afërt për të blerë biletat e parkimit, duke përdorur parkingmetrin ju mund të paguani direkt nga makina juaj.

 

Parkingmetri do t’ju tarifojë vetëm për rrugët dhe oraret zyrtare ku sistemi me pagesë aplikohet, pajisja juaj do të fiket automatikisht sapo orari zyrtar i përcaktuar të përfundojë, pa qenë e nevojshme të shkoni në automjetin tuaj. Pajisja do të rifillojë t’ju tarifojë sërish vetëm gjatë orarit ku aplikohet sistemi i parkimit me pagesë. Nëse krediti juaj i parkimit ka mbaruar Parkingmetri ju mundëson një kohë shtesë relativisht të vogël duke ju lejuar të shkoni edhe me minus (vetëm 30 min) duke ju dhënë mundësinë që gjatë kësaj kohe ju mos të penalizoheni. Parkingmetri është një shërbim me parapagesë, ju mund ta rimbushni pajisjen tuaj me vlerën që dëshironi dhe mund të blini kohë parkimi deri në shumën 20.000 ALL.

 

Avantazhet e përdorimit të Parkingmetrit:

  • Kursen Para
  • Kursen Kohë
  • Rimbushje Online
  • Eviton Penalitetet
  • Ndërfaqe e thjeshtë me 4 butona
  • Një pajisje për të gjitha automjetet e përdoruesit
  • Efikase dhe e lehtë për në përdorim