Aplikacioni TISPARK

Shkarkoni aplikacionin TISPARK për telefonin tuaj smartphone.

 

Rezervoni Parkingmeter

 

 

Kërkoni një zgjidhje të lehtë për pagesën e parkimit?

Ju mund të përdorni Parkingmetrin i cili ju tarifon për minutë duke paguar vetëm për kohën e qëndrimit në parkim. Parkingmetri është një pajisje personale parkimi që vendoset brenda automjetit me pamje nga jashtë. Parkingmetri mund të rimbushet lehtësisht me vlerën që dëshironi në çdo vend ku do të shikoni logon TISPARK ose në sportelet pranë zyrave tona. Pajisja është e thjeshtë dhe e lehtë në përdorim, eliminon abuzimet, ju do të gjeni një zgjidhje të drejtë për kohën e parkimit që dëshironi të blini dhe në këtë mënyrë ju paguani vetëm për kohën e qëndrimit në parkim. Parkingmetri përmban mikroprocesor me bazë elektronike shumë të sofistikuar dhe një sistem operativ i programuar për zonat ku aplikohet sistemi i parkimit me pagesë dhe vetëm për oraret zyrtare. Parkingmetri është i pajisur me një ekran LCD dhe 4 butona duke ju lejuar të kontrolloni lehtësisht balancën e vlerës së mbetur dhe të zgjidhni zonën ku dëshironi të parkoni. Para se të dilni nga automjeti juaj aktivizoni pajisjen dhe pasi të jeni kthyer, fikeni atë. Parkingmetri tregon zonën e parkimit dhe kohën e qëndrimit, pajisja duhet vendosur në xhamin e makinës për t'u dalluar nga inspektorët e terrenit.

Përdoruesit privatë
TISPARK në celular

Është e qartë që celulari është investimi i së ardhmes, rrjedhimisht zgjidhja që ne ju ofrojmë është aplikacioni TISPARK për smartphone i cili i ka të gjitha parametrat e një Parkingmetri, duke ju mundësuar të paguani vetëm për aq sa qëndroni në parkim (ju tarifon për minutë). Përdorimi i TISPARK në celular njëkohësisht i lejon klientët të paguajnë për parkimin me dy mënyra të ndryshme:

  • Paguaj nëpërmjet sms-ve - vetëm me një sms, ju mund të paguani tarifën tuaj të parkimit dhe të përcaktoni kohëzgjatjen e qëndrimit.
  • Paguaj nëpërmjet aplikacionit TISPARK për smartphone - vetëm me një klik ju mund të përcaktoni kohën që dëshironi të qëndroni në zonën e parkimit, gjithashtu do të keni akses edhe në shumë shërbime të tjera duke përdorur aplikacionin në celularin tuaj smartphone. 

Në secilën prej këtyre mundësive në celularin tuaj, ju mund të identifikoheni lehtësisht nga targa e përdorur ose nga numri i telefonit. Procesi i parkimit është i regjistruar në një llogari online, kështu që është e panevojshme që ju të aktivizoni ndonjë pajisje tjetër përveç aplikacionit TISPARK për smartphone.

 

Përdoruesit e biznesit

Përdorimi i sistemeve të parkimit që TISPARK ofron për bizneset është një mundësi më e lehtë zgjidhjeje. TISPARK ju ndihmon të reduktoni shpenzimet tuaja për të paguar tarifën e parkimit. Keni nevojë për vende parkimi për më shumë se 2 automjete dhe keni eksperienca të tilla si:

  •       Paqartësi se kush i përdor biletat e parkimit, kur dhe ku
  • ·     Vështirësi në menaxhimin e kostos së parkimit

TISPARK mund t’ju ndihmojë lehtësisht për një kontroll më të mirë të nevojave të parkimit. Sipas planit të biznesit tonë, ju mund të keni akses në sistemin e parkimit, të detajuar dhe të ndarë sipas:

  •       Zonës së parkimit
  •       Datës, orës dhe shpenzimeve

Përveç kësaj, ne ofrojmë marrëveshje dhe abonime të veçanta për klientët tanë.

Për më shumë informacion mbi sistemin tonë të parkimit, kontaktoni:

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Tel:+355 69 40 40 888

TISPARK Parko Lehtë