Aplikacioni TISPARK

Shkarkoni aplikacionin TISPARK për telefonin tuaj smartphone.

 

Rezervoni Parkingmeter

 

Parimet dhe Kushtet e Shërbimit

 

Ju lutemi lexoni parimet dhe kushtet në vijim të cilat lidhen me përdorimin e shërbimeve që ju ofron TISPARK.
Duke u abonuar në shërbimet që ofron TISPARK ju keni rënë dakord me këto parime dhe kushte.
Në rast të kundërt ju nuk duhet të abonoheni në asnjë paketë të TISPARK.
TISPARK ka të drejtën për të ndryshuar këto Parime dhe Kushte në çdo kohë. Ju duhet të kontrolloni periodikisht nëse janë bërë këto ndryshime. Duke përdorur shërbimet që ofron TISPARK pasi të jenë bërë ndryshimet në Parimet dhe Kushtet, ju bini dakord automatikisht edhe nëse nuk i keni lexuar më parë ato. Nëse ju zgjidhni të mos bini dakord ju lutemi të mos e vazhdoni abonimin në shërbimet tona.

 

1. Informacion i përgjithshëm

TISPARK është një Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, e cila ofron për klientët 4 mënyra të leverdisshme për të kryer pagesën e tarifës së parkimit:

  1. Duke përdorur Parkingmetrin
  2. Duke përdorur aplikacionin TISPARK për smartphone
  3. Duke përdorur SMS-të në celularin tuaj
  4. Duke përdorur biletat

Shënim: Duke u abonuar në paketën e shërbimeve TISPARK klientët bien dakord me këto Parime dhe Kushte.

2. Përdorimi i shërbimeve të TISPARK

2.1 Klientët pranojnë t’u përmbahen të gjitha rregullave dhe rregulloreve të caktuara nga autoritet përkatëse të menaxhimit të sistemit të parkimit. Shërbimet TISPARK duhet të përdoren vetëm në përputhje me orarin zyrtar dhe zonat e përcaktuara për parkim. Zonat e përcaktuara për parkim me pagesë janë të publikuara në aplikacionin TISPARK për smartphone si edhe në website www.tispark.al

2.2 Blerja fillestare e Parkingmetrit mund të rimbursohet nëse vërtetohet që klienti e ka kthyer pajisjen në gjendje të mirë pune, së bashku me faturën e blerjes, fishën lidhëse USB si dhe broshurën udhëzuese, në afatin e 10 ditëve pasi është shitur.Në raste të tilla nuk do të ketë përjashtime ose kohëzgjatje të afatit të kthimit ose rimbursimit të çmimit të blerjes fillestare.

2.3 Klienti përfiton kohë fillestare parkimi me blerjen e Parkingmetrit. Pas përfundimit të kreditit të përfituar aparati mund të rimbushet në një nga distributorët e TISPARK. Klienti mund të blejë kohë parkimi për Parkingmetrin dhe aplikacionin TISPARK për smartphone edhe duke përdorur kartën e tij të kreditit/debitit. Një tjetër mundësi për rimbushjen e Parkingmetrit dhe aplikacionit është edhe rimbushja online në faqen tonë.

2.4 Klienti është përgjegjës për humbjen e aparatit të tij ose të ndonjë krediti nga keqpërdorimi. Për të shmangur humbjen e aparatit ose të ndonjë njësie parkimi, klienti nuk duhet të ndajë me asnjë person detajet e autorizimit të hyrjes në shërbimet që ofron TISPARK.

2.5 Klientët duhet të jenë në dijeni që përdorimi i aplikacionit smartphone kërkon përdorimin e shërbimeve të internetit. Klientët duhet të marrin parasysh të gjithë kostot e shërbimeve të internetit gjatë përdorimit të aplikacionit TISPARK për smartphone. Përveç kësaj, klientët nuk e bëjnë përgjegjëse kompaninë TISPARK në rast reduktimi të kreditit gjatë përdorimit të aplikacionit TISPARK pasi kjo është përgjegjësi e operatorit telefonik të përzgjedhur.

3.Tarifat

TISPARK ka të drejtën të bëjë ndryshime në tarifat e rimbushjes si dhe për përdorimin e paketave të TISPARK, gjithashtu ka të drejtën t'i bëjë disa nga këto ndryshime pa lajmëruar më parë klientin. Duke u abonuar në shërbimet tona, ju bini dakord që të paguani të gjitha detyrimet në përputhje me këto Parime dhe Kushte. Përpara se të kryeni rimbushjen për Parkingmetrin tuaj ose në llogarinë tuaj në aplikacionin TISPARK për smartphone, ju lutemi referojuni menuve përkatëse në faqen tonë.

4. Ndërprerja e shërbimit

Kompania TISPARK ka të drejtë të ndërpresë përkohësisht paketën e shërbimeve për klientët ose aksesin tuaj në shërbimet tona online në këto raste:

  • Nëse klienti thyen këto Parime dhe Kushte
  • Nëse TISPARK nuk mund të verifikojë ose vërtetojë; origjinalitetin e informacionit që klienti jep, në rast se ne do të zgjedhim të marrim përsipër të tilla verifikime
  • Nëse ne besojmë se sjellja e disa prej klientëve mund të dëmtojë klientë të tjerë, TISPARK apo palët e tjera të treta

Regjistrimi në website-in tonë ju shërben për të lexuar pyetjet e shpeshta "FAQ", për të regjistruar pajisjen tuaj TISPARK.

Për më shumë informacion vizitoni “Regjistrimi” tek menuja Shërbimi i Klientit.